“Hello” shet 165.000 kopje në tre ditë

Këngëtarja britanike, Adele ka qelluar në shenjë me këngën “Hello”. Rikthimi i saj është mirëpritur nga të gjithë në mënyrë të menjëhershme.

Balada nostalgjike ka shitur 165.000 kopje në vetëm tre ditë dhe sipas kompanisë zyrtare “Charts”, kënga në fjalë deri më tani është shkarkuar rreth 156.000 herë.

Advertisement

“Hello” e 27-vjeçares aktualisht është në top listën e këngëve më të preferuara në SHBA.

Nga ana tjetër producenti, Greg Kurstin është shprehur se e ka patur shumë të vështirë për ta mbajtur sekret këtë këngë.

Adele nuk do ta mbyllë me kaq suksesin e saj, pasi më 20 Nëntor hedh në treg albumin e ri, për të cilin deri më tani janë bërë kërkesa nga 93 shtete.