Khloe Kardashian në një lidhje të re. A do të nisë bashkëjetesën?

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson prej afro dy muajsh janë të lidhur, por sic raporton E! News kjo është një lidhje goxha serioze.
Khloe është në një lidhje ekskluzive vetëm me Tristanin, madje ka shpërngulur një pjesë të rrobave të saj në shtëpinë e tij, ku planifikon të kalojë shumë kohë gjatë sezonit të basketbollit.
“Khloe dhe Tristan janë shumë mirë. Ata janë në një lidhje ekskluzive”, ka thënë një burim i afërt për E! News.
“Mes tyre ka shumë kimi dhe ata janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.”
Burimet kanë treguar se Khloe shkon mirë edhe me miqtë e tij.
“Ajo është bërë e afërt edhe me disa prej miqve të tij dhe ndonjëherë dalin të gjithë së bashku. Khloe kishte shumë kohë që nuk ndihej kaq mirë.”

Advertisement