Home Celeb Khloe Kardashian merr një vendim për Tristan pasi ai e tradhëtoi

Khloe Kardashian merr një vendim për Tristan pasi ai e tradhëtoi

0
Khloe Kardashian merr një vendim për Tristan pasi ai e tradhëtoi

Skandali që përfshiu familjen Kardashian ishte tradhtia e partnerit të Khloe Kardashian, kur kjo e fundit pritet të sjellë në jetë vajzën këtë fundjavë.

Burime pranë familjes thonë ylli i reality show-t ishte në gjendje të rënduar dhe u dërgua menjëherë në spital.

Por ajo që pritej me shumë kuriozitet ishte sesi do të reagonte Khloe në gjithë këtë situatë dhe vendimi që do të merrte.

Dhe një vendim e ka marrë… Ajo do ta lejojë të dashurin e saj të hyjë në dhomë vetëm kur vogëlushja të lindë. Edhe pse e shkatërruar nga tradhtia, vendimin e ka marrë duke u bazuar në fëmijën që do të sjellë në jetë.

Duke vënë mëmësinë në plan të parë, çështja me Tristan do të vazhdojë pas lindjes sepse Khloe vështirë se do e harrojë.