Që prej ardhjes në jetë të vajzës së saj, daljet e saj në publik kanë qenë të rralla.
Por këtë herë Khloe Kardashian, përveçse është parë pranë Tristan (si dhe ka qenë prezente në një nga ndeshjet e tij të basketbollit), nuk i ka shpëtuar paparacëve në një shëtitje me të bijën me karrocë.
Në formë të mirë pas lindjes dhe mjaft e lumtur, ky është portreti që ka transmetuar Khloe teksa kujdesej për të bijën. Ajo është shfaqur e veshur sportive duke shtyrë karrocën e së bijës, e cila ishte e mbuluar me një mbulesë të bardhë si për për ta ruajtur nga ekspozimi.