Keysha fejohet

Këngëtarja dhe i dashuri Daniel “Boobie” Gibson janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, i cili do të lindë në mars. Çifti me sa duket është gati t’a zyrtarizojnë lidhjen e tyre dhe të bëhen burrë e grua. Gibson i ka propozuar Keysha-s mbrëmjen e Vitit të Ri dhe përfaqësuesi i tyre ka thënë: “Mund t’ju konfirmoj se ajo është fejuar dhe ka një unazë fantastike në gisht”. Propozimi ka qenë vërtetë surprizë për këngëtaren. Kur Gibson nxorri unazën ajo mbeti me gojë hapur. Por e gjithë situata sipas përfaqësuesit ishte shumë e bukur për t’u treguar me fjalë.

Advertisement