Seriali i famshëm “Yellowstone“ merr fund me seritë e deritanishme të sezonit të pestë. Shkaktar për këtë është Kevin Kostner, protagonist i dramës Western, i cili vendos të tërhiqet përgjithmonë nga xhirimet.
Mediat amerikane shkruajnë se vendimin e mori pas kërkesës për divorc nga bashkëshortja e tij, Kristin Baumgartner, e cila më herët gjatë kësaj jave bëri gati dokumentet e ndarjes. Lajmi shokoi botën e shoubizit dhe fansat e artistit 68-vjeçar. Si motiv, 49-vjeçarja tha se ishin disa mospërputhje të theksuara karakteresh, të cilat mesa duket, Baumgartner nuk i ka vënë re në këto 18 vite martesë.
Divorcin e mbuloi me mister një lajm i qarkulluar pas shpalljes së divorcit, ku pretendohej se Kostner kishte lënë shtatzënë një pjesëtare të setit të xhirimeve të serialit Jellouston, çka intrigoi lexuesit, veçanërisht pas vendimit të Kostnerit për terheqje nga ky serial. Gjithsesi, burime pranë artistit mohuan kategorikisht këto informacione duke i quajtur “lajme të rreme“.