Këto këpucë do t’ju pëlqejnë aq shumë sa nuk do i hiqni më nga këmbët

    0
    Këto këpucë do t’ju pëlqejnë aq shumë sa nuk do i hiqni më nga këmbët

    Nëse ende nuk keni menduar për këpucët që do t’ju shoqërojnë gjatë sezonin vjeshtë-dimër 2017-2018, po ju sygjerojmë stilin më IN të momentit.

    Këmbët mund të marrin frymë edhe në vjeshtë, pasi këpuca më trendi e sezonit nuk është domosdoshmërisht ajo taka e parehatshme, por janë pikërisht këpucët e stilit ushtarak apo siç i themi ne kambalet.

    Por ndryshe nga stili mjaft popullor i viteve ’80- ’90, mundësitë e 2017 janë shik, dhe duket se kanë fansa disa yje të famshëm si Kourtney Kardashian dhe Gigi Hadid të cilat nuk u ndahen.