Ditët e fundit në mediat rozë po flitet për ndarjen e Jennifer Aniston dhe Justin Theroux.
Ata deklaruan publikisht ndarjen e tyre pas 7 vitesh lidhje dhe mesa duket aktorja po e përjeton shumë keq. Megjithatë janë miqtë ata të cilët po i qëndrojnë pranë në këto momente. 49-vjeçarja është është fotografuar duke dalë nga kinemaja, ku duket se po mbështeste filmin e një prej miqve, Jason Bateman.
E veshur me një pallto të zezë dhe një palë sandale klasike, Aniston dukej më e trishtuar se kurrë dhe këtë e reflektonte qartë fytyra e saj.