Shumë vajza e kalojnë me dhimbje periudhën e periodave dhe e kanë shumë të vështirë të gjejnë një zgjidhje pa medikamente mjeksore.

Por, tani ka ardhur koha që dhe ju vajza të gëzoheni, pasi dukush ka menduar për ju!Në Zvicër është krijuar një çokollatë e cila mund të kurojë dhimbjet menstruale. Çokollata vjen nga një vend i bukur i quajtur Luzern, ndërsa vetë çokollata quhet “Frauenmond” që do të thotë “Hëna e femrave”. Ingridientët e çokollatës përmbajnë rreth 17 lloje erzash të cilat ndihmojnë lehtësimin e trupit.

Advertisement

Krijimi i veçantë i Widmer (i cili u frymëzua nga një përzierje e çajit organik i quajtur Frauenmond) funksionon duke kombinuar kimikatet serotonin dhe theobromine me erëzat kundër dhimbjes. Meqë gjatë menstruacioneve ndodh një rënie në nivelin e serotoninës, ky kombinim supozon se ndihmon t’i plotësoje ato nivele, ndërkohë që gjithashtu siguron lehtësim të dhimbjeve. Jo domosdoshmërisht kjo çokollatë duhet të konsumohet vetëm si medikament pasi ajo mund të konsumohet edhe nga meshkujt. Ndonëse kushton rreth 13$, për femrat kjo çokollatë mund të jetë e vetmja gjë që i bën të ndihen mirë gjatë ciklit menstrual.