Këshilla të arta për fansat

Gjatë një interviste për SEVENTEEN, këngëtarja ka rrëfyer se më në fund ka gjetur paqen: “Tashmë kam një ekuilibër që nuk e kisha më parë. Është një paqe e ndryshme nga ajo e mëparshmja, një energji tjetër. Po e shijoj vërtet jetën time tani”. Ylli 22 vjeçar ka pranuar se sulmi nga Chris e shkundi dhe e bëri të vlerësonte disa aspekte të jetës. “Dhuna erdhi në fund të një viti të jashtëzakonshëm në karrierën time. Kur shikoj prapa më duket sikur ishte sinjali për fillimin e një epoke të re. Ishte një kthesë e fortë në jetën time”,- ka thënë ajo. Rihanna gjatë intervistës është përpjekur t’i inkurajojë të gjithë adoleshentët që të gjejnë lumturinë duke u përpjekur të arrijnë qëllimet e tyre: “Mos kini turp nga vetja, thjesht sepse nuk jeni si shokët e klasës. Nëse doni t’i lyeni flokët jeshile pasi ju bën të lumtur, atëherë bëjeni dhe mos e vrisni mendjen se çfarë do të thonë të tjerët. Jo të gjithë njerëzit do t’ju pëlqejnë, në këtë botë jetojmë, ky është realiteti”.

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -