KESH nis shlyerjen e pagesave për HEC-et private

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka filluar likujdimin e një pjese të pagesave të prapambetura të HEC-eve.

Gjatë ditëve të fundit është bërë e mundur likujdimi i mbi 11 milion USD nga rreth 60 milion USD që shkon detyrimi total i akumuluar që prej muajit shkurt. Brenda Janarit të vitit të ardhshëm pritet që Koorporata Elektroenergjitike të mund të shlyejë borxhet e 6-mujorit të parë të vitit 2014, ndërsa brenda Prillit do të likujdohen të gjitha borxhet e akumuluara nga viti 2014. Ndërkaq, shlyerja e faturave korente të vitit 2015 do të bëhet në kohë, falë edhe një mekanizmi monitorimi në kuadër të projektit të rimëkëmbjes së energjisë elektrike, me synim mirëmenaxhimin e koorporatave dhe rritjen e likuiditetit në sektor. Për këtë qëllim, do të ndikojë pozitivisht edhe vendimi i marrë nga qeveria për të sjellë çmimin e blerjes së energjisë prej prodhuesve privat në parametrat e tregut, duke garantuar kështu vijimësinë e pagesave të rregullta dhe shmangien e akumulimit të mëtejshëm të borxheve.

Advertisement