KESH: Kanë rënë prurjet në të tre HEC-et e kaskadës së Drinit

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, KESH, bëri të ditur të hënën se situata në HEC-et e kaskadës së lumit Drin është nën kontroll “Situata është nën menaxhimin e strukturave të KESH-it në përputhje me rregulloren e sigurisë së digave dhe në monitorim të vazhdueshëm”, informoi KESH.

Nga të dhënat, nuk ka më shkarkime nga porta në HEC e Fierzës, ndërsa shkarkimi nga porta në Hec-in e Vaut të Dejës ka rënë në 400 m3/s. Gjithashtu, KESH informoi se kanë rënë prurjet në të tre HEC-t, çka do të thotë se edhe shkarkimet janë në nivelin e prurjeve. KESH siguron se nuk ka asnjë arsye për panik të përmbytjes në zonën e Nënshkodrës. Shkarkimet e kryera kanë qënë të kontrolluara dhe nuk kanë krijuar probleme shqetësuese. Vetë niveli i Bunës nuk ka patur rritje që prej dites së premte dhe situata është mbajtur nën kontroll. Tashmë kur dhe niveli i shkarkimit në HEC-in e Vaut të Dejës është ulur në 400 m3/s, situatë vjen në përmirësim të vazhdueshëm dhe nuk ka asnjë arsye të shpërndahen informacione të pakonfirmuara dhe që shkaktojnë panik.

Advertisement

Të dhënat e KESH-it:
Fierza: Kuota 292.12m | Q=400m3/sec | P=475 MW | 4 AG ne pune | Shkarkim nga porta 0m3/s
Komani: Kuota 173.59m | Q=750/140m3/sec | P=375MW | 3AG ne pune | Shkarkim nga porta 300m3/s
V.Dejës: Kuota 74.88 | Q=840/100m3/sec | P=188MW | 4Ag ne pune | Shkarkim nga porta 400m3/s | Shkarkim total 840m3/s