Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Rubrika Sportive” që transmetohet çdo të diel.

Lidhur me rastin kur ky i fundit kandidoi për t’u bërë president i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka bërë një deklaratë shokuese duke thënë se shifra për t’u bërë president i FSHF-së ishte 2 milionë euro.

Advertisement

“Unë erdha të kandidoj për postin e presidentit me duar në xhepa dhe me një projekt në mendje dhe në zemër, por gjëja e parë që më thanë njerëzit e futbollit këtu ishte: “Duhet të hedhësh 2 milionë euro për të blerë votat, ndryshe nuk zgjidhesh dot në krye të FSHF-së”. Në atë moment kuptova që njerëzit këtu kishin komplet tjetër koncept për futbollin nga ideja që unë kisha në kokë”, – është shprehur Rudi Vata.