Ajo është një shkrimtare librash për fëmijë. Një ditë vendosi të publikonte një letër në gazetën prestigjioze New York Times. Titulli ishte i drejtpërdrejtë: Doni të martoheni me burrin tim? Amy Krouse Rosenthal, 52 vjeçe, nga Çikago nuk tallet.
Kërkon vërtetë t’ia prezantojë Jasonin e saj dikujt tjetër, që të jetë në gjendje ta dojë të paktën sa ajo.
Ajo ngutet: ‘Morfina dhe mungesa e hamburgerave interferojnë tek energjitë e mia dhe tek ajo që mbetet nga proza ime’. Amy është duke vdekur nga kanceri. Dhe akti më i madh i dashurisë që mund të bëjë për bashkëshortin e saj është ky: ta shohë sërish të dashuruar e të lumtur.
Në letrën e saj Amy tregon të gjitha karakteristikat e bashkëshortit dhe rrëfen për ‘shkëndijën’ që i lidhi 26 vjet të shkuara, në një takim të sajuar nga miku i babait të saj. Tashmë është Amy që do të sajojë të ardhmen e të shoqit, pa të.