Këpucët e domosdoshme për Vjeshtën

Kur vjen puna për zgjedhjen e këpucëve të Vjeshtës dhe Dimrit, ekziston një pafundësi mundësish për zgjedhje.
Por këtë sezon këto janë 4 modelet e këpucëve të stileve të ndryshe që jo vetëm janë në modë, por janë edhe të bukura dhe kombinohen me cdo veshje.

  1. Këpucë me thekë
    Detaji i thekëve në këpucë i jep menjëherë një pamje më në stil boho. Zakonisht këto lloj këpucësh mund të vishen me xhinse për një pamje shumë casual.

  2. Cizmet mbi gju
    Sekreti për tu dukur gjithnjë bukur me cizmet mbi gju është të dish të balancosh veshjen. Për shembull, një pulovër e gjërë e kombinuar me këo cizme do të dukej shumë bukur.

    Advertisement
  3. Këpucë me takë dhe lidhëse
    Lidhëset i japin këpucëve një pamje tjetër. Nëse i kombinon me ndonjë fustan të thjeshtë me ngjyrë neutrale, ke arritur pamjen e duhur.

  4. Cizme të shkurtra kamoshi
    Këto lloj cizmesh zakonisht përcjellin një ndjesi si të viteve ’70, aq më tepër nëse i kombinon me një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve dhe me xhaketë të vogël xhins.