Shikoni vajza me flokë të shkurtër dhe ju duken të dala jashtë mode?!

E keni shume gabim, në fakt ekspertët e modës ju sygjerojnë dhe ju ti prisni flokët në të njëjtën mënyrë. Këtë sezon është i veçantë rikthimi i këtij stili, i quajtur mullet. Bëhet fjalë për prerjen mashkullore, i shkurtër para dhe i gjatë pas, që rikthehet si tendencë.

Advertisement

Mashkullor në lindje si stil, por i adoptuar nga femrat, mullet vjen nga vitet e famshme ’80. Në fakt është adoptuar që në pasarelat e sezonit të kaluar, i kthyer dhe në vjeshtë-dimër 2017-2018, modeli i flokëve të David Boëie e Bono Vox duket se nuk do të perëndojë kurrë.

I projektuar si trend, forma e saj asimetrike, vjedh shpirtin e femrave të vendosura, të sigurta që kërkojnë diçka më shumë. Parukierët e njohur thonë se kjo lloj prerje nuk i përshtate kujtdo, pasi është refleksion i një personaliteti të fortë dhe ndryshe nga e zakonshmja.

Ndërsa përsa i përket llojit të flokut do ishte mirë që të mos ishte floku i dendur dhe i trashë, pasi krijon volum dhe prerja ka tendencën të fryhet e të humbasë formën. Prandaj kjo prerje ka lindur në Evropën Veriore ku nga natyra njerëzit kanë flokë të hollë dhe të imët.

Jua gjetëm zgjdhjen dhe ju që keni pak flokë!