Një tjetër martesë në horizont…

Lajmet e martesave mes personazheve të njohur të showbiz-it këtë vit kanë qenë të bujshme dhe po pasohen me të tjera edhe në fundvit. Pak javë më parë, Adelina Tahiri, e ftuar në Top Magazine, zbuloi lidhjen e dashurisë pa dhënë asnjë detaj për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën. Ndërsa së fundi, ende pa mësuar kush është i dashuri i saj, vjen lajmi se këngëtarja bukuroshe po martohet.

Advertisement

Prive ka mësuar se shumë shpejt, Adelina do t’i jap fund beqarisë. 25-vjeçarja është treguar mjaft e rezervuar për të rrëfyer për planet e jetës private, po gjithmonë ka tërhequr vëmendje duke ndarë çaste nga jeta luksoze, që nga lulet e deri te markat e shtrenjta në botë.

Aktualisht Adelina ka nisur përgatitjet për martesë, por nuk ka zbuluar asnjë detaj për këtë ceremoni që mendohet të jetë shumë private.