Këngëtarja kujton ditët e errëta: Kam fjetur me gra eskortë sepse ndihesha e vetmuar

“Ndihesha e vetmuar, e humbur dhe në kërkım të dıçkaje të re.”

Lily Allen, këngëtarja britanike, vendosi të rrëfejë përpara ndjekësve të saj në Instagram (më saktë të sqarojë) se ka fjetur me gra eskorta gjatë turneut të saj në 2014- ën, pas publikimit të albumit Sheezus.

Advertisement

Për këtë pjesë ajo do të flasë në librin e saj autobiografik me titull “My Thoughts Exactly” që del në treg më 20 shtator. Edhe pse libri do të publikohet më vonë, informacioni rreth tij është përhapur më shpejt.

“Atëherë, në librin tim unë jap detaje nga ditët e errëta të jetës sime në epokën e Sheezus. Kam fjetur me gra të eskortës gjatë turneut pasi ndihesha vetëm, e humbur dhe në kërkim të diçkaje të re. Nuk jam krenare, nuk më vjen as turp. Nuk e bëj më këtë”


Bashkangjıtur me shkrimin artistja publikoi një mesazh që kishte marrë nga The Mail të dielën, ku thuhej se historia do të bëhej publike për të gjithë.

“The Mail do ta publikojë dhe do ta bëjë të tingëllojë një tmerr i vërtetë. Doja thjesht t’u paralajmëroja”, -shkruan ajo.

Kjo nuk është hera e parë që artistja flet hapur rreth problemeve të saj. Në maj Allen deklaroi se kishte tradhtuar të shoqin dhe nuk kishte mundur të fitonte asnjë qindarkë.