Këngëtarja e famshme u detyrua të shikonte një shfaqje seksi live natën e martesës

“Përvoja ishte kaq shokuese”.

Këngëtarja legjendare Tina Turner ka treguar se si u detyrua të shikonte një shfaqje seksi live natën kur u martua me muzikantin e bluz Ike Turner.

Advertisement

Tina ishte vetëm 22 vjeç kur u martua me Ike dhe u bënë një nga çiftet më të njohura të R&B.

Por më vonë knëgëtarja zbuloi se kishte vuajtur për shumë vite abuzmin fizik nga muzikanti.

Pas ndarjes nga Ike solli një sërë hitesh. Si artiste solo, Tina Turner ka shitur më shumë se 200 milionë albume në mbarë botën.

Tani në moshën 78-vjeçare, Tina jeton në Zvicër, pasi u martua me producentin muzikor Edwin Bach, në vitin 2013. Ike Turner vdiq në vitin 2007 në moshën 76-vjeçare. Ai luftoi për shumë vite me varësinë nga droga.

Tina rrëfeu për Mail se kishte frikë të refuzonte propozimin për martesë të Ike në vitin 1962, i cili kishte zbuluar talentin e saj dhe e bëri këngëtare të grupit të tij “Kings of Rhythm”.

Këngëtarja tha se e përjetoi shumë keq dhe shpërtheu në lot kur Ike e detyroi të shikonte shfaqjen live.

“Njerëzit nuk mund ta përfytyrojnë se çfarë lloj njeriu ishte ai, një burrë që merr gruan e tij të re në një shfaqje live pornografike pas ceremonisë së martesës,”-tha ajo.

Por Tina tregoi imazhin e një nuseje të lumtur në sytë e publikut.

Së bashku ata sollën një varg hitesh gjatë viteve 1960 deri në ndarjen e tyre në 1976 dhe divorcin pas dy vitesh.

Në librin e saj ‘I’, Tina, të vitit 1986, ajo zbuloi se si Ike e keqtrajtonte fizikisht gjatë gjithë martesës së tyre.

Ndërsa Ike e pranoi këtë fakt në atubiografinë e tij: “Sigurisht që unë e kam qëlluar me shuplaka Tinën, ka pasur raste kur e kam përplasur në tokë pa menduar, por kurrë nuk e kam rrahur.”