Kishte ditë që përflitej për një ndarje të mundshme të këngëtares së njohur Adele nga bashkëshorti i saj Konecki.

Në një deklaratë për ‘US Weekly’, ekipi i Adeles ka konfirmuar se këngëtarja ështe ndare perfundimisht nga partneri i saj.

Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Ata do ta rrisin djalin e tyre plot dashuri. Si gjithmonë Adele dhe Simon kërkojnë privatësi. Nuk do të ketë komente të mëtejshme.” shkruhej në deklaratën e dalë nga përfaqësuesit për shtyp të këngëtares.

Adele dhe Konecki janë prindër të një djali 6 vjeçar, Anxhelo, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2012.

Çifti i njohur ka gjashtë vite që ishin bashkë dhe tre vite që ishin të martuar, për Simon Konceki, kjo ishte martesa e dytë, ndërsa për Adelen e para./News31.al

/News31.al/