Al Bano Carrisi, këngëtari italian që është mjaft i dashur edhe për publikun shqiptar, do të largohet nga industria muzikore.
I ftuar në emisionin “Mattino cinque”, ai ka konfirmuar se me fillimin e vitit të ri nuk do të këndojë më.
“Po është e vërtetë që prej datës 1 janar do të ndaloj së kënduari”, ka thënë 75-vjeçari.
Më 31 dhjetor ai do të mbajë koncertin e tij të fundit të lamtumirës për t’u shkëputur nga bota e muzikës. Shkak i këtij largimi është bërë gjendja e tij shëndetësore. Në vitin 2017 Al Bano u godit nga një atak në zemër dhe nga ishemia.
Nëse kthejme kokën pas te karriera e tij 53-vjeçare muzikore, sukseset janë të shumta. Madje dhe albumi i fundit “Di rose e di spine”, është përqafuar mjaft mirë nga publiku.