Këngëtari i famshëm i jep fund lidhjes gati 1-vjeçare me të dashurin

Ditën e sotme burime të afërta për “The Sun” kanë treguar se dyshja e njohur e artistëve Sam Smith dhe i dashuri i tij Brandon Flynn janë ndarë.

Aludimet kanë filluar pasi këngëtari u pa teksa pinte alkool në gjendje të rënduar në një lokal nate.

Advertisement

Gjithashtu në Instagramin e tij Sam ka fshirë disa foto dhe dedikime të rëndësishme që kishte bërë për të dashurin e tij.

 “Sam dhe Brandon ishin në një romancë të vërtetë. Ata me të vërtetë u dashuruan me njëri-tjetrin. Por të dy janë kaq të zënë duke iu përkushtuar karrierës dhe për fat të keq gjërat thjesht nuk funksionuan”, tha burimi.

Kujtojmë se këngëtari dhe aktori i “13 Reasons Why” kishin 9 muaj të lidhur.