Këngëtari i famshëm Michael Buble dhe bashkëshortja e tij Luisana Lopilato janë bërë prindër për herë të tretë.
Bebja është vajzë dhe gëzon shëndet të plotë.
Ishte pikërisht bashkëshortja e këngëtarit ajo e cila ndau me ndjekësit një fotografi në Instagram, ku shfaqet dorën e vogëlushes së porsaardhur në jetë.
“Faleminderit Zot që na e dhe këtë dhuratë në jetë dhe kaq shumë gëzim”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.
Buble dhe bashkëshortja e tij janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë: djalit Noah (pesë vjeç), dhe vajzës Elia (dy vjeçe).
Vitin e kaluar, çifti u përballën me një nga sfidat më të mëdha në jetën e tyre, kjo pasi djali i tyre i vogël, pesë vjeçar Noah, pati një betejë të vështirë dhe të gjatë me kancerin në stomak, por që për fat të mirë, vogëlushi shpëtoi.