Këngëtari i njohur ka gjuajtur me shkelm një fotografe gjatë koncertit në Kaliforni, SHBA.

Gjatë performancës së grupit “Queens of the Stone Age”, lideri i grupit, Josh Homme, u afrua në fillim të skenës dhe i dha një shkelm fotografes Chelsea Lauren, e cila punonte për agjencinë e lajmeve “Shutterstock”.

Advertisement

“Për faj të Josh Homme dhe grupit të Queens of the Stone Age kalova natën në urgjencë!”- ka shkruar Chelsea në Instagram, ku ka publikuar edhe videon e këtij momenti.  “Këmba e tij preku aparatin tim fotografik, i cili m’u përplas fuqishëm në fytyrë”- përfundoi postimin fotografja.

Ndërsa këngëtari Josh Homme deklaroi se shkelmi nuk ishte i qëllimshëm. Sipas tij, ai ishte i përfshirë tërësisht tek përformanca dhe nuk e kishte mendjen. Në fakt, po të shohësh me vëmendje videon duket sikur shkelmi është dhënë qëllimisht, pasi këngëtari ka hedhur këmbën jashtë skenës në një mënyrë të çuditshme.