Kënga që më bën të vjell

Miliona e miliona disqe të shitura, dhjetëra covera të realizuar, një boom planetar që e ka transformuar në një klasik të pavdekshëm. “My Heart Will Go On” e Celine Dion është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një polemike të paimagjinueshme me Kate Winslet. Ish Rose e Titanikur ka “sulmuar” këngën e shkruar nga Will Jennings e kompozuar nga James Horner, dhe kjo e ka tërbuar këngëtaren kanadeze. “Çdo herë që shkoj në një bar apo hotel ku ka një pianist live, apo në ato restorantet ku ndryshojnë muzikë në varësi të personave që hyjnë, është “emocionuese” sepse njerëzit përpiqen të më surprizojnë me atë këngë. Më ka ardhur në majë të hundës e më vjen për të vjellë”,- ka thënë Kate Winslet. Këto janë fjalët që aktorja ka thënë disa javë më parë të cilat kanë marrë përgjigje nga e përfshira direkte e cila duhet t’a ketë kënduar me qindra herë këtë këngë që prej vitit 1997. "My Heart Will Go On më ka dhënë mundësinë që të lidhem me një klasik që do të jetojë përgjithnjë. Nëse më duhet të numëroj të gjitha herët që e kam kënduar, ndoshta edhe mua do të më përzihej. E nëse Kate ëshët lodhur thjesht duke e dëgjuar, aq sa i vjen për të vjellë, jam e lumtur që nuk e ka kënduar ajo”,- është përgjigjur Celine Dion.