“Kënga Magjike” VS “Festivali i Fundvitit”, kë preferon Redon Makashi?

Energjia e këtij mëngjesi në emisionin “Chaud Patate” në Energy Radio ishte këngëtari i muzikës rock, Redon Makashi.

Gjatë intervistës ndër të tjera, Redoni u pyet se cilën nga dy kompeticionet vlerson më shumë, Këngën Magjike apo Festivalin e Fundvitit dhe përgjigja e tij ishte shumë e shpejtë dhe e qartë. Ai zgjodhi Këngën Magjike, duke e arsyetuar se ai kompeticion i promovon më mirë artistët dhe të gjitha këngët pjesmarrëse, ndryshe nga Festivali I RTSH, i cili promovon vetëm këngën fituese.

Advertisement

“Kënga Magjike i kuron më mirë këngët, ndërsa Festivali e ka humbur vlerën që kur është futur Eurovisong. Për mendimin tim më mirë të bëhen disa lloje festivalesh sepse bëhet qëllim në vetëvete dhe prish ekuilibrin e festivalit. Ore ka pas lezet atehere kur prisje jurinë e filan rrethi, ku dhe vendi pestë ishte si vendi i tretë, domethënë kënaqeshin njerzit dhe vërtetë kishte një vlerë tjetër. Këtë bën dhe Kënga magjike, i kuron/promovon këngët si atë të fundit dhe këngën e parë.”,- u shpreh Redoni për Chaud Patate.

Ndërsa përsa i përket reagimit të tij të ashpër ndaj produksionit pasi fitues i Festivalit të Fundvitit u shpall Eugent Bushpepa, Redon Makashi tha: “Të gjithë mund të kishin një reagim të tillë, sepse unë pash disa gjëra të berndshme që nuk dua ti shpreh tani këtu, prandaj ishte ndoshta ai lloj reagimi. Megjithatë mund të them se ky Festival kishte mjaft materiale të mira dhe gjynah që këngët e tjera mos të jepen.” /radionrg.al/