E sikletshme por Adele ka rrëfyer padashje një lajm që duhej të mbetej sekret, po aq sa edhe agjenti 007. Artistja do të këndojë një këngë për kolonën zanore të filmit. Gjatë një bashkëbisedimi televiziv me Jonathan Ross Adele-s i ka shpëtuar pa dashje: ”Po punoj për një këngë” e kur drejtuesi i programit ka cituar James Bond këngëtarja ka shtuar: “Për momentin është vetëm një ide”. Por në të vërtetë është më shumë se një hipoteze. Në fakt Adele do të hyjë në studio për të regjistruar këngën në muajin nëntor, duke u shndërruar në këtë mënyrë në një nga vajzat muzikore Bond, të agjentit sekret më të fmashëm në botë. Përara saj kanë kënduar për kolonën zanore të 007-ës që nga Tina Turner e deri tek U2.