Kendall Jenner vishet si kastravec për Halloween dhe njerëzit nisin me komentet…

Një nga veshjet e Kendall Jenner për Halloween ishte një kastravec dhe ju e dini pse: Disa muaj më parë, ajo u bë virale sepse nuk dinte të priste kastravecin në feta.

Modelja u vesh me një kostum që duket si një kastravec i prerë, streçe në ngjyrë jeshile të errët dhe çizme stiletto.

Advertisement

Duke e ditur se çfarë e priste nga njerëzit, Kendall bllokoi komentet në Instagram, por kjo nuk i ndaloi ndjekësit të shpreheshin në platforma të tjera.

“Kjo është ikonike,” tha dikush. “A i ka prerë shefi i kuzhinës? Apo e keni kuptuar si përdoret thika?” tha një tjetër me shaka.

Në maj, 26-vjeçarja u bë virale në rrjete sociale pas një episodi të “Kardashians” ku ajo nuk dinte të priste një kastravec. Edhe pse u tha se Kendall nuk ishte aspak e lumtur me kritikat në internet, asokohe ajo bëri shaka me situatën në rrjete sociale.