Kendall Jenner shtatzënë? Fansat po “çmenden”.

A është Kendall Jenner shtatzënë? Kjo është dilema më e madhe e fansave dhe jo vetëm këto ditë në rrjetet sociale. Gjithçka nisi pas një traileri të publikuar nga episodi i 4-ët i “The Kardashians” ku modelja 27 vjeçare nuk iu përgjigj pikërisht pyetjes për një shtatzëni të mundshme.

E teksa të gjithë po aludojnë për këtë gjë, fansat vigjilentë i janë rikthyer një videoje ku Kris Jenner, nëna e modeles i thotë: Po mendoja, ndoshta është koha të kesh një fëmijë. Në atë moment, Kendall duket disi e bezdisur me këshillën e së ëmës, dhe i përgjigjet: Është jeta ime, nuk e di nëse jam gati akoma. Po e shijoj jetën time vetëm dhe ndihem mirë.

Advertisement

Por Kris insiston në këtë temë, duke argumentuar se me kalimin e moshës ulet mundësia për të pasur fëmijë. Madje ajo i sugjeroi Kendall që të ngrinte vezët në mënyrë që kur të merrte vendimin për t’u bërë nënë të mos kishte asnjë problem.

Supermodelja është e vetmja nga motrat e saj që ende nuk ka një fëmijë.

Kourtney Kardashian ka 3 fëmijë, dy djemtë Mason e Reign si dhe vajza Penelope.

Kim Kardashian ka 4 fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Khloe Kardashian ka një vajzë dhe një djalë, True and Tatum.

Ndërsa Kylie Jenner ka dy fëmijë, Stormie dhe Aire.