Pak ditë më parë qarkulloi në mediat e huaja lajmi se modelja Kendall Jenner ishte parë në New York së bashku me të ish të dashurin e saj basketbollistin Ben Simmons.
Menjëherë kanë nisur aludimet për një rikthim të tyre së bashku, aludime që kanë rezultuar të vërteta.
Sipas burimeve për revistën “People” thuhet se Kendall Jenner dhe Ben Simmons kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë lidhjes së tyre, për shkak të ndjenjave që kanë për njëri-tjetrin.
“Kohët më të mira ata i kanë kaluar gjithmonë bashkë. Tani për tani janë rikthyer dhe gjithçka po shkon shumë mirë”,-është shprehur burimi.
Thuhet gjithashtu se nëse ata nuk heqin dorë nga disa gjëra që kanë të bëjnë me karrierën, mund të ndahen sërish.
Çifti i dha fund marrëdhënies në muajin Maj dhe që prej asaj periudhe janë përfolur shpesh për lidhje të reja.