19 vjecarja Kendall Jenner do të shfaqet në faqet e revistës V për muajin Maj.
Në fotografi bardhë e zi, Jenner duket shumë sexy teksa pozon herë ulur në karrike e herë me një qen të madh.
Kendall tregon për pengesat që i kanë krijuar njerëzit e industrisë së modës, në fillimet e saj.
“Nuk e ke idenë se sa dyer më janë mbyllur në fytyrë dhe se sa herë njerëzit ose nuk kishin besim të punonin me mua ose më qeshnin pas shpine. Gjithcka ishte shumë e vështirë. Tani i jam shumë mirënjohëse stilistëve Marc Jacobs, Riccardo Tisci, Karl Lagerfeld, dhe Katie Grand, të cilët kanë qenë të parët që më dhanë një mundësi për të punuar.”
Kendall ka folur edhe për posterat që ka bërë për Calvin Klein duke u shprehur shumë entuziaste pasi një ëndërr po i kthehet në realitet.