Salma Hayek qan teksa takon refugjatët sirian

Salma Hayek ka qenë në Leban më 25 Prill, për të sjellë në vëmëndje të njerëzve refugjatët të cilët si pasojë e konflikteve janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në Siri.
Aktorja 48 vjecare ka përqafuar fëmijët si dhe ka dëgjuar për vështirësitë dhe mundimet që miliona njerëz kanë përjetuar si pasojë e konflikteve atje.
Në misionin ku mori pjesë Hayek përfshiheshin edhe vizita mjekësore si edhe aktivitete të ndryshme për fëmijët.
Misioni i hayek ka vijuar deri të hënën, kur ajo, veshur me një fustan të mrekullueshëm, ishte e pranishme në premierën e filmit të saj më të ri “The Prophet” në Bejrut.

Advertisement