Ajo tani është një nga modelet më të famshme në botë. Por Kendall Jenner këmbëngul se nuk ka pëlqyer kurrë të vishet aq shumë sa motrat e saj. Megjithatë pavarësisht kësaj, 21-vjeçarja duket një supermodele në fotot e reja për Harper’s Bazaar.

“Dua të them, jam një vajzë dhe dua të jem si vajzë, por nuk jam marrë me këtë si motrat e mia. Mendoj se e kam këtë nga babai. Pra, jam më shumë Jenner se Kardashian”, ka rrëfyer Kendall. “Më ka pëlqyer stili mashkullor. Kam pas një fazë ku vishja rroba djemsh. Gjithmonë kam ndejtur me djem dhe kam qënë më shumë e shoqëruar me ta”, vijon më tej supermodelja.

Advertisement