Këlliçi: Transporti falas fare thjesht, kushton vetëm 16,8 mln euro nga buxheti i Tiranës prej 240 mln eurosh!

“Buxheti i bashkisë së Tiranës është 240 milionë euro, i gjithë transporti publik falas kushton vetëm 16.8 milionë euro.

Që t’jua shpjegoj: Kemi 240 mollë- aq është buxheti i i bashkisë dhe kjo është pothuajse 17 mollë!”

Advertisement

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, i ka shpjeguar me thjeshtësinë më të madhe sot, pesë angazhimet e tij kryesore të fushatës për të fituar bashkinë e kryeqytetit në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV.

Konkretisht, për transportin publik falas, Këlliçi shpjegoi: “Buxheti i bashkisë së Tiranës është 240 milionë euro, kurse i gjithë transporti publik falas kushton vetëm 16.8 milionë euro. Që t’jua shpjegoj: kemi 240 mollë, aq është buxheti i i bashkisë dhe kjo është pothuaj 17 mollë!”

Duke treguar së pari se si është pritur hyrja e tij në hapjen e fushatës me autobuz, Këlliçi tha se autobuzi është mirëpritur me entuziazëm nga qytetarët. “Kam marrë komente pa fund, – tregoi ai, – ndërkohë që autobuzin e ke në qarkullim në Tiranë gjithë kohën, e ke me të rinj, me aktivistë, me vullnetarë.

Zyrtarisht që sot, nga dita e hënë, autobusi që ishte në stadium është qëndra rinore e vetme lëvizëse në Tiranë, – tha ai, – sepse është nën menaxhimin e FRPD, ku ata zhvillojnë aktivitete, takime, marrin të rinj, shkojnë në udhëtime, diskutime. Nuk kanë ku të mblidhen të rinjtë në Tiranë, nuk kanë ku të shkojnë.

Ka dhënë një impact shumë të madh, sepse është një premtim që adreson 200 mijë qytetarë në ditë dhe nuk mendoj se kush mund të ishte një premtim tjetër…Sigurisht, është çështja e ujit të pijshëm që na prek të gjithëve dhe prek të gjtihë qytetarët e Tiranës, por të flasësh për një premtim që adreson 200 mijë qytetarë në ditë, sigurisht që është çështje shumë e rëndësishme.

Për mua është një vlerë e shtuar fakti që të gjithë qytetarët, edhe ata që s’bien dakord, flasin për këtë çështje, po mbi të gjitha unë nuk do të lodhem së shpjeguari, prapë kam marrë mesazhe mbrëmjen e kaluar ky qytetarë të ndryshëm më shkruajnë “a është e mundur” e i them edhe njëherë qytetarëve: Është plotësisht e mundur! Kushton vetëm 6,8% të buxhetit të bashkisë së Tiranës.

Buxheti i bashkisë së Tiranës është 240 milionë euro, i gjithë transporti publik falas kushton vetëm 16.8 milionë euro. Që t’jua shpjegoj: Kemi 240 “mollë”, aq është buxheti i i bashkisë dhe kjo është pothuajse 17 “mollë”! Kemi dhe pjesën tjetër që e kemi për të tjera.Dua t’ua bëj të qartë të që është fare fare e thjeshtë e realizueshme, është vetëm çështje vullneti. Pra, ne nuk jemi të varfër, ky qytet nuk është qytet i varfër, jemi të vjedhur!” theksoi kandidati.

Në vazhdim, një pyetje provokuese iu drejtua kandidatit të opozitës me një mesazh, në të cilin thuhej: “Me bast, nëse nuk e realizon autobusin falas, e jep dorëheqjen për gjashtë muaj?!”

Dhe përgjigja e Belind Këlliçit ishte: “100%! Nëse nuk e realizoj, jap dorëheqjen! Po do ta realizoj, problemi është se do ta realizoj dhe do të habiteni sa mirë bëhen gjërat!” garantoi ai.ar.sh/