PS sulmon Metën, Veliaj: Iliri dhe Monika, si matrioshkat ruse…

Erion Veliaj nga takimi me socialistët e Dajtit solli një krahasim të ri për koalicionin Berisha Meta, pasi i quajti Edi Rama si “koalicioni i dinozaurëve”.

Komentoi edhe çeljen e fushatës elektorale të “Bashkë Fitojmë” në arenën kombëtare.

Advertisement

“Ilir Meta ka tjetër hall, se Saliu e ka hallin me Amerikën, kurse Ilir Meta e ka hallin që gruaja vet merr lek nga rusët. Këta janë bërë si matrioshkat ruse, heq Putinin del Saliu, heq Saliun del Iliri, heq Ilirin del Monika, heq Monikën dalin lekët. Kështu që në këtë sens hallet që këta kanë me dashurinë për Rusinë dhe urrejtjen për Amerikën, nuk duhet të jenë hallet tona.

Aty thotë “Bashkë Fitojmë”, emri bosh. Po të vejnë emrin e Ilir Metës, që e udhëheq zyrtarisht punën me letra, mërziten demokratët se Ilir Meta është non gratë për demokratët. Qartazi shumica e demokratëve kishin ardhur nga kurioziteti për të parë si ishte stadiumi, dhe nuk kishin interes për të dëgjuar Saliun e Ilirin”, u shpreh ai.