Arsyeja e kësaj kërkese është “mospërputhje karakteresh”. “Mund t’ju konfirmoj se Kelis e ka paraqitur këtë kërkesë. I kërkojmë medias që të respektojë privatësinë e saj në këtë moment shumë të vështirë”,- ka thënë zëdhënësi i këngëtares. Kelis në këtë proces gjyqësor do të kërkojë nga Nas dhe mbështetje financiare për fëmijën që do të lindë pas 2 muajsh. Ky lajm vjen pas deklaratave të Nas që çdo gjë po shkonte mirë dhe se ishin duke menduar për emrin e bebit.