Kelis, mbretëresha e R&B dhe SOUL është gati të rikthehet në sulm me albumin e ri, FOOD. Ndërkohë është publikuar singëlli i dytë “Rumble“, me një kover ku artistja shfaqet me look retro. Në këtë këngë Kelis është frymëzuar nga divat legjendare MOTOWN të viteve 60. E shoqëruar nga një bandë dhe me zërin e saj të mrekullueshëm n’a dhuron një material tërësisht OLD-SCHOOL. E nëse versioni origjinal ju duket pak shumë “i lashtë” atëherë mos kini frikë. Kelis ka menduar edhe për ju ndaj ka publikuar edhe një remix dance fantastik.
Pak më poshtë i keni të dy versionet. Dëgjim të mbarë.
[youtube=http://youtu.be/5ZoUn6vwMm0&showinfo=0&rel=0]
[youtube=http://youtu.be/jVXuvTAuUzE&showinfo=0&rel=0]