Këngëtarja eksplozive nga Los Angelos po përgatitet për pasuesin e albumit shumë të suksesshëm ANIMAL (2010) dhe ka deklaruar se do të ketë një sound “rock&roll-i të pacipë”. “Jam duke eksploruar rock-un e viteve ’70 dhe dua të kap thelbin e rock &roll, pra paturpësinë, të qënurit sexy dhe argëtues e të mos e vrasësh mendjen për asgjë”,- ka thënë ajo. Ke$ha nuk do të zhgënjejë aspak pritshmëritë e fansave, ndaj për t’u dhuruar një album cilësor ka ndërmend të kontaktojë me disa nga idhujt e saj si dhe të ketë mbështetjen e një eksponenti të njohur të muzikës së viteve ’70, për t’i dhënë kredibilitet më të madh diskut të saj të ardhshëm. Për momentin artistja është duke u përgatitut për performanca që do të realizojë gjatë kësaj vere. Në fund të muajit qershor ajo do të performojë në festivalin e famshëm të Glastonbury si dhe do të mbajë disa koncerte në Britaninë e Madhe, Irlandë, Belgjikë dhe Suedi. Mandej në fund të korrikut do t’u rikthehet koncerteve në Amerikë.
Ke$ha Rock & Roll
Tuesday, December 16, 2025
Previous article
RELATED ARTICLES


