Ke$ha ft. 3OH!3 – Blah Blah Blah

U bë një supër hit dhe sigurisht filloi të kërkohej në të gjitha anët e botës. Singëlli debutues i artistet ishte lehtësisht i kapshëm nga publiku dhe i pëlqyer gjithashtu. Fatkeqësisht singëlli i dytë BLAH BLAH BLAH nuk të tërheq aq shumë sa paraardhësi. Sigurisht që të fiksohet kur e dëgjon që me herën e parë, por fjalët e tekstit nuk janë fort të hijshme, diku thuhet: “Don’t be a little bitch with your chit chat/ Just show me where your d**k’s at”. Ke$ha përpiqet që të mundë rivalet e saj Princess Superstar, Peaches, Lolita Storm apo atë kryesoren Lady Gaga. Të shohim nëse do t’i mjaftojnë tekstet me përmbajtje seksuale për të qenë e suksesshme?