Në klip është protagonist edhe reperi Maino edhe lojtari i Los Angeles Lakers, gjë që i jep akoma më tepër jetë, këngës së bukur. Historia fillon në vitin 1995, vit në të cilin Monica filloi karrierën dhe pati hitin e parë DON’T TAKE IT PERSONAL. Duke mos dashur të ndërhynte në karrierën e saj, i dashuri i asaj kohe e la të lirë. Në 2010-ën, Monica është gati të martohet me të dashurin aktual. Çfarë duhet të bëjë? Fansat mund të shkojnë në faqen zyrtare të këngëtares dhe të votojnë nëse këngëtarja duhet të kthehet tek dashuria e vjetër, apo të vazhdojë me aktualen? Versioni fitues i videos do të zbulohet për fansat në 23 Korrik.