Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e paradites në Karpen të Kavajës. Një 50-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.
Sipas policisë njoftimi është bërë rreth orës 11.00, por kur ka mbërritur policia dhe ambulanca, gruaja e tij ka qënë e pajetë. Nga verifikimet paraprake ajo është qëlluar me thikë nga i shoqi, S.M, 50 vjeç në shtëpinë e tyre. Ky i fundit është arrestuar dhe është dërguar në komisariat.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.