Katy Perry – Waking Up In Vegas

Ka pasur ngrohtë e ftohtë e tani e gjen veten të zgjuar në Vegas. Kur flasim për Katy-n në Vegas, çfarë n’a shkon në mëndje? Shumë lojra e ndoshta një dasëm me dikë që sapo e ka njohur? Jemi shumë afër ☺. Katy vjen vërdallë me rroba prej vajze spektaklesh, shfaq interes për pokerin e ndërkohë n’a tregon për aventurat e saj teksa shëtit nëpër qytetin e mëkatit. Ajo tregon për çdo gjë që pritet te tregohet në një këngë për Vegasin. SIgurisht që texti është pak a shumë i parashikueshëm, me efekte zanore të makinave të lojrave të fatit. Kështu nëse doni të jetoni sadopak qytetin e neontë, dëgjoni “Waking up in Vegas”.
Advertisement