Katy Perry njofton koncertin në Barcelonë, por posteri i zgjedhur zgjon konfliktin për Katalonjën

Ndërkohë që debati politik për Katalonjën është qetësuar disi, ka qenë këngëtarja Katy Parry që padashur e ka rizgjuar sërish.

Njoftimi për koncertin e saj të rradhës ka bërë që fansat të reagojnë menjëherë me komente.
Ajo ka njoftuar se në 28 qershor do të mbajë koncertin e saj në Barcelonë, në kuadër të turit të “ëitness The Tour”. Video e postuar për koncertin ngjalli një sërë polemikash nga fansat të cilët nuk e shohin mirë që klipi është realizuar pranë posterit të kombëtares spanjolle.

Advertisement

Në profilin e Kate Perry janë ngritur një sërë polemikash dhe sulmesh, ku gjenden komente pro dhe kundër Katalonjas.
Në disa prej komenteve shkruhej: “Mos bëni gabime, Barcelona nuk konsiderohet pjesë e Spanjës” ose “Barcelona nuk është Spanja” por gjithashtu “Katalonja është dhe do të jetë gjithmonë pjesë e Spanjës”.

Nuk dihet nëse artistja 33 vjeçare është e vetëdijshme për gjendjen e tanishme politike në Katalonja.