Katie Holmes shqetëson fansat

Dalja e fundit publike e Katie Holmes ka ngjallur shqetësime serioze tek fansat e aktores për shëndetin e saj.

37-vjeçarja duket më e dobësuar, më e plakur dhe e shpërqendruar në fotografitë e shkrepura në fundjavë, teksa po merrte vajzën e saj nga një qendër kursesh kërcimi.

Advertisement

Katie Holmes u nda nga Tom Cruise në vitin 2012, me të cilin ka një vajzë, Suri. Që prej asaj kohe është përfolur për një lidhje me rreperin e shndërruar në aktor, Jamie Foxx.