Katie Holmes do të zgjerojë linjën e saj të veshjeve.

Tashmë do të realizojë edhe një linjë për femijë. Aktorja që më parë ka bashkëpunuar dhe me Miu Miu, ka rrëfyer për Glamour se është duke punuar për këtë koleksion veshjesh së bashku me stilisten e saj dhe është frymëzuar nga vogëlushja Suri. “Jam duke punuar me mikeshën timë Jeanne Yang. Kemi filluar që një vit më parë duke skicuar gjëra të ndryshme dhe po përpiqemi të gjejmë veshjet më të rehatshme e njëkohësisht më të lëzëtshmet për fëmijët tanë. Gjithashtu kemi filluar të skicojmë veshje edhe për gra” ka thënë Katie. Le të shohim se cilat do të jenë komentet e Victoria Beckham për këtë koleksion të shoqes së ngushtë. Shpresojmë që rivaliteti të mos e prishë miqësinë e tyre…

Advertisement