Aktorja e “Titanic” do luajë rolin e boses së mafias ruse, në filmin “Triple 9”. 40-vjeçarja ka marrë pamjen e një femre fatale ndërsa shfaqet e veshur me një mantel duke pirë cigare.
Winslet u shpreh se fillimisht mendoi se nuk mund ta luante një rol të tillë.
“Fillimisht mendova se nuk mund ta luajë atë rol. Por pastaj lexova skenarin deri në fund dhe mendova që duhet ta bëj sepse është një pjesë e mrekullueshme’’ – tha ajo për “The Gentleman Journal”.
Aktorja mori nomimimin e shtatë për “Oscar”, ndërsa vetëm para pak kohësh fitoi një “Golden Globe” për aktoren më të mirë mbështetëse, në filmin “Steve Jobs”.