Kate Moss shtatzënë?

Fotografët e kanë fiksuar modelen me një bark të konsiderueshëm. Dy janë mundësitë : o është shtatzënë ose ka vënë ca kile në pjesën e barkut. Fustani i mëndafshtë që Kate kish zgjedhur të vishte, i kish nxjerrë në pah këtë formë të dyshimtë që nuk është aspak normale për modelen. Fjalët për një shtatzani të mundshme i ka përhapur gjermania BILD në versionin online të saj. Edhe më parë kanë kanë qarkulluar këto thashetheme, por shumë shpejt janë përgënjeshtruar nga kampi i Moss. Të shohim ç’do të ndodhë këtë herë.

Advertisement