Princesha Kate Middleton është parë duke shkuar në kishë sot me Princin William dhe Princin George.
Kate, bëri paraqitjen e saj të parë publike në më shumë se një muaj, derisa doli me familjen e saj për shërbimin e së dielës në Kishën Crathie, në Aberdeenshire, Skoci, shkruan The Sun.
Ajo ishte ulur në sediljen e pasagjerit, derisa Princi William ishte pas timonit të Range Rover Defender.
Princesha Kate kishte veshur një pallto kafe të çelur të shoqëruar me një kapele me pupla, derisa William zgjodhi një kostum të sofistikuar marine.
Dyshja dukeshin të relaksuar dhe të buzëqeshur derisa iu bashkuan edhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore.