Kur ka diçka për të thënë, Kastro Zizo nuk ka hezituar kurrë të japë opinionin e tij, pa doreza.
Edhe këtë herë Kastro e ka shprehur një pakënaqësi që lidhet me organizimin e koncertit për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Instastory Kastro është shprehur: “Ore më hiqni një kuriozitet… sa këngëtarë të Shqipërisë ishin të ftuar në Kosovë ose Diasporë ku ka shqiptar të Kosovës?! Për 10 vjetorin flas… se ne këtej kemi filluar të flasim gegnisht edhe në Tepelenë!! Meqë e kemi fiksim këtë ‘bashkimin kombëtar’!”