Kastro Zizo flet për marrëdhënien e veçantë dhe delikate që ka me të birin

Intervista e fundit e Kastro Zizos për Panorama Plus mund të themi se ishte mjaft prekëse.

E si të mos jetë e tillë kur flet për kujdesin dhe dashurinë që tregon për fëmijët e tij, Dankan 12 vjeç dhe Nia, e cila është 6 vjeç.

Advertisement

Por si është marrëdhënia e tij me djalin e madh?

“Është e vërtetë që [Dankan] më është kthyer në një shok të mirë. Unë gjithmonë kam qenë me parimin që raporti prind-fëmijë nuk duhet të kalojë caqet apo të arrijë në nivelin e shokëve të ngushtë, në të kundërt shokët e ngushtë s’do të ekzistonin,” thotë Kastro dhe shton se gjërat po ndryshojnë tani që i biri është pranë adoleshencës.

“Marrëdhënia ime me Dankanin është ndonjëherë shumë delikate, duke qenë se ai për pak futet në adoleshencë. Kështu, shpesh unë rrëmbehem nga impulsiviteti im dhe harroj që dje, unë isha si ai. Me rëndësi është fakti që kuptohemi dhe duhemi shumë.”

Me adoleshencën vjen dhe biseda e sikletshme për vajzat, por për Kastron është herët.

“Është ende herët që unë t’i bëj biseda femrash, megjithatë e ngacmoj nga pak. Ai i ngjan babit dhe marrëdhëniet do t’i ndërtojë vetë pa ndihmën e plakut!”